Gratë e dhunuara nuk kanë asnjë përkujdesje të duhur në Maqedoni

Gratë që janë viktimë e dhunës familjare, janë persona me mundësi të mbeten të pa strehë. Pas mundësisë së përkujdesit për gjashtë muaj, këto gra detyrohen që përsëri të kthehen te burri dhunues, ose të mbeten në rrugë.

Në lidhje me këtë, Elena Dimushevska nga ”Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” thotë se ”Shteti nuk ka përgatitur masa për mbështetje të grave, nuk ka masa për punësim, për strehim…, gratë kanë mbetur të vetmuara”.

Klimentina Olievski thotë se ”ka raste të grave, viktima të dhunës, të cilat duke mos patur se ku të shkojnë, kanë trokitur në dyer të spitalit psikiatrik, kanë kërkuar ndihmë në psikiatri”.

Hulumtimet e OJQ-ve tregojnë se vetëm 15% e nënave të vetmuara, kanë banesë personale. Të tjerat nuk kanë kulm mbi kokë. Përkohësisht qëndrojnë te prindërit ose te të afërmit.

Në Maqedoni ka vetëm dy SOS linja për nidhmë ndaj viktikave të dhunës; ka vetëm gjashtë strehimore, ndërkaq OJQ-të thonë se duhet të ketë, më së paku 20.

Për viktimat e dhunës seksuale nuk ka asnjë qendër për ndihmë, mbështetje dhe përkujdesje.

Loading...