Gratë në Arabinë Saudite, menjëherë pasi hyri në fuqi leja për të drejtuar automjetet, dolën në trafik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Leja për drejtimin e automjeteve hyri në fuqi pas një ndalimi dhjetëra vjeçar për arsye fetare të parashtruara nga dijetarët islam të vendit.

Kanalet televizive Ihbariyye dhe Al Arabiya, që nga orët e para të zbatimit të vendimit transmetuan pamjet e grave që kanë dalë për herë të parë në trafik.

Me një dekret të publikuar nga mbreti saudit, Selman bin Abdulaziz, më 26 shtator të vitit të kaluar, ishte njoftuar se gratë do të mund të ngasin makina duke filluar nga 24 qershori.

Vizioni për vitin 2030 i Arabisë Saudite synon që përqindja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës të rritet nga 22 në 30 për qind.

Deri më tani në vitet 1990, 2011, 2013, 2014 dhe 2015 ish organizuar fushata me kërkesë që të lejohen gratë të ngasin makina.

Loading...