Mediat greke vazhdojnë akoma “betejën” në lidhje me territoret shqiptare në Greqi, dhe e kundërta siç pretendojnë ata. Portali grek “Newsbomb.gr” sot ka bërë një shkrim të cilin e ka titulluar: “Provokimi i ri nga shqiptarët, kërkojnë Kosturin”.

Njësoj si edhe serbët, grekët kanë filluar të përdorin fjalën “provokim” ndaj shqiptarëve. Artikulli ka të bëjë me qytetin e Kosturit, i cili ndodhet në zonën veriore të Greqisë dhe në pjesë juglindore të Shqipërisë. Ky portal shkruan se tashmë shqiptarët kanë filluar të kërkojnë edhe këtë qytet. Por, përveç kritikave e gjuhës së ashpër në shkrim ndaj Shqipërisë, media greke reagon fort edhe ndaj Qeverisë së saj. “Ajo që na bën më shumë përshtypje nuk është provokimi i shqiptarëve, por indiferenca e Qeverisë greke”, shkruan “Newsbomb.gr”.

Gazeta më pas kalon tek minoriteti grek që jeton në Shqipëri, për të cilët shtron disa pikëpyetje. “Grekët kërkojnë shkolla në Korçë dhe në Himarë ku nuk ka grekë, atëherë pse të mos i quajmë edhe ne pjesë të Greqisë aty ku jetojnë shqiptarët? Nga çfarë kemi frikë, nga reagimi i Greqisë? Mos vallë bëri ndonjë gjë Greqia pas replikës në Kuvend të Ramës me Vangjel Dulen për kishën në Himarë? Me Greqinë duhet të diskutojmë çështjen shqiptare në Greqi. Reagimi i Greqisë për këto raporte: Nuk ekziston”, shkruan gazeta.

Loading...