Greqi, arrestohen 2 vëllezër shqiptarë, drogë dhe armë në banesë

Policia greke në rrethinat e Selanikut ka arrestuar sot dy vëllezër shqiptarë, për të cilët kishte dyshime të forta se merreshin me trafik droge.

Ata u kapën fillimisht në flagrancë me 10.7 kg kanabis në dy makinat e tyre, ndërsa gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën sasi të tjera lënde narkotike.

Në banesën e 25 vjeçarit u gjetën 25,6 kg kanabis, Ndërkohë tek i vëllai i tij dy vite më i vogël përveç 2.3 kg kanabis u gjetën dhe një pistolete me krehër dhe dy fishekë, një peshore precizioni, 3 doreza hekuri, 1.500 euro.

Dy të arrestuarit do të dërgohen te prokuroria e Selanikut, ku pritet t’u komunikohet dënimi.

Loading...