Greqi, treni përplas dy emigrantë që ecnin në binarë

Dy emigrantë humbën jetën këtë të shtunë në verilindje të Greqisë, pranë kufirit me Turqinë.

Ata u shtypën nga i njëjti tren, në dy incidente të ndryshme, ndërkohë që një person i tretë mbeti i plagosur.

Emigrantët që hyjnë në Greqi nga Turqia, përdorin shpesh binarët e hekurudhës, për të lëvizur natën, duke u rrezikuar kështu nga incidente të kësaj natyre.

Identiteti dhe kombësia e viktimave nuk është bërë ende me dije.

Sakaq autoritetet helene kanë nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjeve. /a.y/noa.al

Loading...