Qeveria greke miratoi një marrëveshje me SHBA për modernizimin e më shumë se gjysmës së flotës së saj të avionëve F-16, për një shumë prej 1,2 miliard eurosh.
Këto shpenzime do të shërbejnë për të përmirësuar kapacitetet e 85 avionëve gjuajtës amerikanë, me teknologjinë e avancuar të aeroplanëve F-35.

Athnia duhet të paguajë brenda këtij viti, por autoritetet amerikane kanë pranuar një shumë vjetore prej 150 milionë eurosh, përcjell Atsh.

Ambasadori amerikan në Greqi, Geoffrey Pyatt tha se marrëveshja ishte nënshkruar gjatë një vizite të kryeministrit grek, Aleksis Cipras në SHBA.

Loading...