Abdulla Mehmeti

SHERRI GREK PËR EMRIN E MAQEDONISË ME PËRCAKTIM GJEOGRAFIK

Përmes propozimit më të preferuar për emrin me përcaktim gjeografik ,,Maqedonia Veriore” ose ,,Maqedonia e Epërme” Greqia shpreh pretendime të hapura territoriale nda Maqedonisë dhe shteteve të tjera fqinje.

Pjesa e rajonit gjeografik me emrin Maqedoni, e njohur me emrin Maqedonia e Egjeut, e cila i është dhënë Greqisë me Marrëveshjen e Bukureshtit të vitit 1913, ka një sipërfaqe prej 34.356 km² dhe përbën mbi 51% të territorit të rajonit të përgjishëm, të njohur historikisht, që në antikën e hershme, me emrin Maqedoni.

Sipas ndarjes administrative aktuale të Republikës së Greqisë (në 13 rajone administrative), pjesa e rajonit me emrin Maqedoni (Maqedonia e Egjeut) nuk paraqet një njësi adminstrative të vetme, por është ndarë në tri nënrajone (krahina), të cilat pushteti aktual grek i ka emërtuar si: Maqedonia Perëndimore, Maqedonia Qendrore, Maqedonia Lindore dhe Thrakia, me nga një kryeqytet të vetin për secilin nënrajon. Qyteti më i madh është Selaniku, dhe është kryeqytet i njërit nga këto nënrajone (krahine) të quajtur Maqedonia Qendrore.

Sipa kësaj ndarje administrative, logjikisht këtij mozaiku i mungon vetëm pjesa e „Maqedonisë Veriore“ ose „Maqedonia e Epërme“, si emër më i preferuar që pala greke në bisedimet rreth kontestit për emrin e ri kushtetues të Maqedonisë, insiston ta imponojë si zgjidhje të mundshme. Fatkeqësisht, në këtë sherr grek kanë rënë edhe pala maqedonase, nga mosdija apo nga presioni ndërkombëtar, si dhe ndërmjetësi Nimic si përfaqësues i OKB-së për ndërmjetësim në zgjidhjen e këtij kontesti që vazhdon afër 25 vjet mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ndarja administrative aktuale e Republikës së Greqisë sipas rajoneve, me këtë edhe ndarja e rajonit të Maqedonisë në nënrajone (krahina) me emra të veçantë me përcaktim gjeografik, dëshmon se Greqia ka pretendime territoriale të hapura, jo vetëm ndaj Republikës së Maqedonisë, por edhe ndaj shteteve të tjera fqinje, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Serbisë, të cilat në territoret e veta kanë pjesë të rajonit më të gjerë gjeografik me emrin Maqedoni (Maqedonia e Pirinit në Bullgari, rajoni i Liqenasit në Shqipëri dhe rajoni rreth manastirit Shën Prohor Pçinski në jug të Serbisë.FB_IMG_1519064678293

FB_IMG_1519064669864

(19.2.2018)

 

Loading...