Griezmann refuzon Barçën, ja ku do të vazhdojë

LYON, FRANCE - MAY 16: Antoine Griezmann #7 of Atletico Madrid celebrate the victory following the UEFA Europa League Final between Olympique de Marseille and Club Atletico de Madrid at Stade de Lyon on May 16, 2018 in Lyon, France. (Photo by Maja Hitij/Getty Images)

Në prag të kampionatit botëror “Rusi 2018”, Antoinne Griezmann duket se ka qartësuar vendimin për të ardhmen e tij, duke bërë që tashmë të jetë i qetë. Ylli i Atleticos së Madridit ka vendosur të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll, duke refuzuar përfundimisht ofertën e bërë nga Barcelona, që ishte gati të paguante klauzolën e tij prej 100 milionë eurosh. Lajmi është bërë i ditur nga mediat spanjolle, të cilat raportojnë se francezi ka njoftuar drejtuesit e Barçës për vendimin e tij, ndërsa ka autorizuar menaxherët për të negociuar zgjatjen e kontratës me Atleticon e Madridit. Griezmann do të zgjasë kontratën e tij me skuadrën e Simeones deri në vitin 2023, duke qenë pikërisht ai përforcimi më i mirë i kësaj vere për Atleticon e Madridit.

Loading...