Dasma e Princit Harry me dukeshën Meghan Markle është ngjarja më e diskutuar që nga dje.

Kjo dasmë, e cila po konsiderohet si dasma e vitit, është ndjekur me interesim shumë të madh nga mijëra njerëz, shkruan lajmi.net.

Vëmendje të madhe padyshim se kishte paraqitja e anëtares më  të re të familjes mbretërore në ditën e dasmës.

Meghan kishte veshur fustanin e bardhë mahnitës të punuar nga “Givenchy”, ndërsa kishte aplikuar një grim të lehtë në fytyrë.

Pikërisht kjo paraqitje i ka bërë përshtypje Arbana Xharrës, e cila e krahasoi grimin e saj me një që bën grimerja, Sellma Kasumoviq.

“Kqyrni çika, bën me u ba nuse edhe pa makeup të Sellma. Mos ju nënshtroni mentalitetit provincial. As mos lejoni të tjerët me ju përcaktu ‘normat e bukurisë’.”, ka shkruar Arbana në postimin e saj.

Kjo gjë bëri që grimerja në fjalë të reagonte përmes disa postimeve në Insta-Story, duke e ‘thumuar’ Xharrën.

“Ai momenti kur nje e ashtuquajtur krijese qe ka ndrru pamje rruges, ta përmend emrin per me fitu vota (sepse as familjaret nuk ia njohin arritjet), plus koment dukeshen nga 5 mije km largesi. Duhet me pas guxim per me komentu fshehtesite e makeupit, e posaqerisht te operacioneve plastike. Hajde flasim per politike, atje ku sukseset e tua kane lene gojëhapur Meghanin e Princat ose @arbanaxharra, eja te studio Sellma, te bejme te dukesh femer (per Princeshe ki pune ne klinika)”, ka shkruar Sellma në njërin prej statuseve të saj./Lajmi.net/

Loading...