Nëna e dy fëmijëve në Britaninë e Madhe thotë se ka mbetur e tmerruar nga ajo që ka parë në fotografinë që vetë ajo i bëri djalit të saj.

Laura Watson, nga Neëcastle, shkrepi disa foto të djalit, vajzës dhe nipit të saj gjatë një pikniku, por kur u kthye në shtëpi dhe i shqyrtoi fotografitë një e nga një, vuri re diçka të pazakontë.

Kliko per me shume info
Në njërën prej fotove, pas dajlit të saj shfaqet fytyra e një djali “fantazëm” që vështron kamerën nga pas kurrizit të tij dhe duket sikur i ka hedhur dorën në shpatull.
Nëna thotë se ka mbetur e tmerruar dhe nuk e zë gjumi.
“Është shumë e pazakontë. Jo vetëm unë, por të gjithë jemi tmerruar. Dje s’kam fjet gjumë gjithë natën”, thotë ajo.
“Njerëzit në Facebook më shkruajnë se do luten për ne. Unë s’kam besuar gjëra të tilla, derisa e pashë vetë”, tregon Laura.

Loading...