Deputeti Artan Grubi i cili është kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, për sot në ora 11 ka caktuar seancë ku do të shqyrtohen 401 amendamente të cilat opozita VMRO-DPMNE i ngriti për kodin zgjedhor.

Propozim ndryshimin për Kodin Zgjedhor i bëri qeveria dhe do të sillet me procedurë të shkurtuar. Me këtë, qeveria propozoi që në vend të dy të tretën e shumicës – 81 vota, anëtarët e Komisionit shtetëror zgjedhor të zgjidhen me shumicë të thjeshtë – 61 vota.
Propozimi i tillë erdhi pasi VMRO-DPMNE-ja nuk caktonte seancë për zgjedhje të KSHZ-së, duke kërkuar ndryshime edhe Ligjin për qeveri me qëllim që para çdo zgjedhje të formohet qeveri teknike, sipas modelit të Marrëveshjes së Përzhinos në dhjetor të vitit 2016.

Loading...