Maqedoni

Grubi: Kryetarët e komunave të BDI-së kanë ndërtuar shumë rrugë

grubi 1

Deputeti i BDI-s, Artan Grubi sot sërish ka pasur replikë me deputetin e VMRO-së, Antonio Milloshovskin. Grubi madje i ka thënë Milloshovskit që të zbret nga aeroplani privat dhe ti shohe rrugët e nëdrtuara nga kryetarët e komunave të BDI-së.

“Antonio kur do te zbret nga aeroplani i tij privat dhe te fillon te ec per toke do ti sheh rruget qe kryetaret shqiptar te komunave te udhehequra nga BDI i kane ndertuar. Kjo fushate e shfrenuar e shpfijeve te njepas njeshme nga ana e VMROse duke keqperdorur foltoren e kuvendit behet per arsye të vendimit te BDI me 29 janar qe ta le VMROne ne opozite te merituar, ti le duke pritur ne penxhere.

Prandaj VMRO ka lidhur koalicion me Besen dhe po ben fushate nga foltorja e kuvendit per ti ndihmuar kandidatet e tyre ne keto komuna duke shpifur vazhdimisht kunder BDIse ler ti ndihmuar kandidatet e Beses. Keta qe kerkuan dhoma gazi per shqiptaret, qe brohorisnin shqiptar i vdekur shqiptar i mire, duhet te turperohen dhe mos ta permendin asnjehere shqiptarin e aq me pak te aktrojne se gjoja po shqetesohen per te drejtat e tyre. S

a i perket aferave koruptive, Prokuroria speciale tha qe para jane vjedhur vetem e vetem nga VMRO nëpërmjet provizioneve ne secilen komune, Manastir, Shkup, Veles, Oher, Prilep e gjithekah kryetaret e komunave te VMRO dhe ish ministrat e VNRO hetohen, dhe vetem ata. Ju ndegjuam ne pergjime se cfar mendoni per shqiptaret. Kerkuat vdekje per shqiptaret. Kerkuat lufte me shqiptaret. Sic keni nisur do mbeteni perjete pa ndonje bashkepunim me partite shqiptare, pervec se me Besen” ka qenë replika e Artan Grubit ndaj deputetit të VMRO-së Antonio Milloshovskit

 

To Top