Deputeti i BDI-së Artan Grubi akuzoi sot në Parlament se Menduh Thaçi nuk ka dhënë asnjë kontribut në Marrëveshjen e Përzhinos, ndërsa Imer Aliu nga PDSH tha se VMRO, LSDM dhe BDI edhe zyrtarisht pranuan fajin për krizën e krijuar në vend.

“Në këtë marrëveshje firmën e vetë e vendosi edhe z.Menduh Thaçi, kryetar i PDSH dhe përveçse asaj firme dhe atij mundi në ditën e nënshkrimit, asnjë kontribut të vetëm gjatë çdo dite të negociatës që nga 2 qershori, 15 korriku e gjer më sot nuk e ka dhënë për të mirën e shqiptarëve në grupet e punës dhe në negociatat e përditshme. Absolutisht e pavërtetë që e drejta e vetos i mohohet vetëm BDI, por përkundrazi nga 5 zv/ministra që nuk do të kenë të drejtë të veto-s, 3 i takojnë VMRO-DPMNE-së”, theksoi Grubi i BDI, trasmeton Aktuale.mk.

Loading...