Grubi në Kuvend: do të jemi heronj sikur Goce Dellçevi…

Kur Goce Dellçevi dhe Skënderbeu luftuan, dikush i ka quajtur tradhtarë, por ata sot janë heronj tanë”, kështu ka deklaruar deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë, ku në rend dite është ratifikimi i marrëveshjes së emrit me Greqinë.

“Si është e mundur që NATO, Bashkimi Evropian, SHBA, Gjermani, Britania e Madhe, Franca,… të jenë në të drejtë, të duan Maqedoni euroatlantike, kurse vetëm një parti politike është kundër. Kush është në të drejtë? Aty ku janë të gjithë, meritojmë të jemi edhe ne”, tha Grubi.

Deputeti Grubi ka deklaruar, se me ratifikimin votohet për të ardhmen, për fëmijët tanë, e jo që të shkruhet historia./portalb

Loading...