“Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane dhe i Grupit për miqësi me SHBA z. Artan Grubi do të qëndrojë në SHBA nga 5 deri 9 dhjetor 2018, ku do të realizojë takime me kongresmen dhe senatorë në Kongresin Amerikan, në Senat dhe Stejt Departament”, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga Komisoni parlamentar për çështje evropiane, shkruan Gazeta Lajm. “Në takimet do të bëhet fjalë për integrimet euroatlantike të vendit, mundësitë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me SHBA-të, si dhe reformat aktuale që Qeveria i bënë në sferën e sundimit e së drejtës.
Z. Grubi do të merret pjesë në Forumin e 12-të Parlamentar të Sigurisë për Zbulim në Senatin në të cilin do të diskutohet për të gjitha llojet e luftës kundër terrorizmit” thuhet në njoftim.

Kjo është vizita e dytë gjatë këtij viti.

Loading...