Grubit i vjen keq për vdekjen Sazdos, anëtarit të “Komitave”, ngushëllon familjen

Grupi i tifozëve “Komitët” përmes rrjeteve sociale kanë kërcënuar se do të hakmerren për vrasjen e anëtarit të tyre, 21-vjeçarit, Nikolla Sazdovski, nëse policia merr në mbrojtje autorët e krimit.

“Komitët”, për vrasjen e tifozit të tyre akuzojnë grupin kundërshtar “Shvercerët” duke përmendur këtu edhe deputetin e BDI-së Artan Grubin, si ish anëtar i grupit të tifozëve “Shvercerët”.

Grubi ka reaguar në Facebook kundër këtyre insinuatave dhe trillimeve duke theksuar se as politika, as etnia, e aq më pak ai personalisht kanë lidhje me këtë rast tragjik.

“Ngushëllime familjes dhe miqve të të riut që humbi jetën pas përleshjes fizike para ca ditësh. Më vjen keq që një tragjedi kaq e rëndë rinore abuzohet në mënyrë kanibaliste nga shumë njerëz në rrjete sociale që nxisin reagime histerike dhe lajme të rreme rreth motiveve prapa këtij rasti”, shkruan Grubi në statusin e tij në Facebook.

Ai bën apel që të mos manipulohet me këtë rast nevoja politike por t’i lihet në dorë drejtësisë të thotë fjalën e saj.

Loading...