Në vazhdimin e procesit gjyqësor të PSP-së, “Kalaja-Target”, Prokurorja Speciale Publike, Lençe Ristovska ka thënë se ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe kushëriri i tij, Sasho Mijallkov, nga kompjuterët e tyre kanë mundur të dëgjojnë bisedat e personave që janë përgjuar në mënyrë antiligjore nga DSK.
Sipas Ristovskës, Gruevski dhe Mijallkov kanë pasur “pasëord” me të cilin prej kompjuterëve personalë kanë mundur të kyçen në sistemin e përgjimeve.
“Me urdhër të Mijallkovit si organizator i grupit, është kryer i tërë operacioni pa urdhër gjyqësor. Mijallkovi dhe Gruevski në mënyrë sistematike e kanë pasur kontrollin ndaj të gjithë telefonëve të përgjuar, personalisht nga kompjuterët e tyre i kanë dëgjuar bisedat, sepse kanë poseduar kode që në çdo kohë të futen dhe vetë të dëgjojnë. Gjatë tërë kohës kanë pasur edhe printe nga komunikimet e përcjellura në mënyrë antiligjore nga viti 2008 deri në vitin 2015. kanë përgjuar edhe pas publikimit të bombave në janar të vitit 2015 nga dëshmitari Zoran Zaev. Kanë përgjuar edhe 500 numra tjerë. Përpunim operativ të disa detyrave ka kryer Nadica Nikoliq” tha Ristovska, e cila personalisht me me prokuroren Katica Janeva natën e 19 tetorit të vitit 2016 hyri në DSK dhe i morën dëshmitë për përgjimin masiv edhe përkundër faktit që sistemet për përgjim veçmë ishin shkatërruar.
Në bazë të kësaj, ekspertët thonë se Gruevski dhe Mijallkov, veç tjerash, kanë mundur të dëgjojnë “live” edhe bisedat e “ngrohta” për çështje patriotike që kanë zhvilluar funksionarët e BDI-së, e që kanë qenë në listën e personave të përgjuar.
Vetëm një “bombë” e publikuar nga Zoran Zaev dhe disa gjysmë bomba të publikuara në rrjetet sociale, mjaftuan që opinioni shqiptar të kuptojë se sa shumë kanë biseduar funksionarët e BDI-së për çështje patriotike dhe sa shumë kanë vuajtur për atdhe. Në këtë biseda shquheshin kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe krahu i tij i djathtë Musa Xhaferi. Paramendoni se çka do të del nëse publikohen së paku gjysma e bisedave.
Ndryshe, prokurorja Ristovska ka përmendur edhe emrat e personave tjerë që kanë pasur qasje te përgjimet, e që akuzohen te rasti “Kalaja-Target”.
Bëhet fjalë për ish kryeshefin e Drejtorisë së pestë të MPB-së Goran Grujevski, i cili ashkë me Mijallkovin dhe Nadica Nikoliqin akuzohen që kanë formuar organizatë kriminele që me organizat tjetër kriminele të përbërë nga të akuzuarit Silvana Zllatkova, Vladimir Varelov, Vasil Isakovski dhe Marjan Shumulikoski, të gjithë të punësuar në DSK. Në këtë rast, për keqpërdorime akuzohet edhe ish ministrja Gordana Jankullovska dhe shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski, i cili ka dhënë urdhër për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim, duke dëmtuar shtetin për 1.418.879 euro.
Urdhër për shënimin e numrave ka marë edhe dëshmitari Xvonko KOstovski, i cili më pas i ka incizuar në USB dhe ia ka dhënë dëshmitarit Gjorgji Llazarevski, e pastaj ai ia ka dhënë Zoran Verushevskit. Verushevski më pas të gjitha bisedat e incizuara ia ka dhënë Zaevit.
Prokurorja Ristovska paralajmëroi mbi 100 dëshmitarë për rastet “Kalaja” dhe “Target”.
Më poshtë ju sjellim edhe një “bombë” të publikuar nga Zoran Zaev në kohën para se të bëhej kryeministër.

Loading...