Maqedoni

”Gruevski dhe Zaev janë duke u takuar dhe kjo neve nuk na pengon”

bo

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani për të përjavshmen Fokus ka thënë se kryetarët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së janë duke u takuar dhe kjo nuk i pengon partisë që ai përfaqëson, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Sipas informacioneve tona, disa ditë me radhë janë duke u takuar kryetarët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së dhe një gjë të tillë e përkrahim dhe e mbështesim. BDI e di rrugën për qeverinë e ardhshme. Shpresojmë se do të gjendet rrugë e përbashkët për të ardhmen.” tha Osmani.

Nga VMRO-DPMNE nuk kanë komentuar këtë deklaratë. Nga LSDM, Sheqerinska thotë se nuk sheh nevojë që kryetari i tyre të takohet me Gruevskin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top