Politikanëve shqiptarë që çirren dhe shtiren sot se “do ta kishin skrifikuar karrierën”, për ta rrëzuar Gurevskin nga qeveria, nuk ju besojë aspak në deklarimet dhe paraqitjet verbale. Këta politikanë janë vënë në funksion të mbrojtjes së fajtorit kryesore për jetëgjatësinë e kësaj qeveria antishqiptare, që është Ali Ahmeti dhe në asnjë mënyrë Nikolla Gruevski. Po të dontë Ali Ahmeti, qeveri që moti do të kishte rënë, por Ahmeti as dje, as sot dhe as nesër, nuk heq dorë nga Gruevski. Politikanët e tillë të papërgjegjshëm, jo të sinqertë dhe sharllatanë, në këtë mënyrë indirekte, e dinë se kur e kritikojnë Gruevskin, këtijë i rriten aksionet tek maqedonasti, në radhë të parë, dhe në radhë të dytë nëse vërtetë aq shumë ju djegë për Gruevskin, habiten pse për 14 vjet më radhë në qeveri, me aq devotshmëri i shërbyen pikërisht Gruevskit, duke u bërë bashkëpjesmarrës në të gjitha projektet antishqiptare, madje edhe në vrasjen e shqiptarëve dhe montimin e proceseve gjyqësore, ku shqiptarërt pa kurrfarë provash e dëshmishë, u dënuan me rreth 200 vjet heqje lirie.

JU RIKUJTOJë, nëse ju ka ‘tradhëtuar” memorja se, për ta rrëzuar Gruevskin, është dashur të bëjnë shumë pak presion tek lideri i tyre Ali Ahmeti, që ta braktisë qeverinë, dhe në këtë mënyrë qeveria e Gruevskit do të rrëzohej për 1 orë. Prandaj, them se Ahmeti ishte ai i cili i mbante gjallë Gruevskin, bashkë me këtë që tani shtiren sikur duan ta rrëzojnë Gruevskin!

Rrjedhimisht mendojë se lotët që i derdhin politikanet e papërgjegjshëm dhe demagogë, janë në funksion të ruajtjes së figurës së Ali Ahmetit si fajtor kryesor për jetëgjatësinë e kësaj qeveri, por edhe duke e kritikuar Gruevskin, këtij të fundit t’ia rrisin rejtingun tek elektorati maqedonas para zgjedhjeve. Pra nuk janë naive këto akuza, por bëhet fjalë për strategjit mirë të përpunuar nga partitë motra BDI-VMRO.

Loading...