Gruevski dukshëm i frikësuar: Do të më arrestojnë një natë para referendumit! (Video)

Ish kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, përmes një pres konference në Kuvend, është ankuar se nën presion të politikës, po përgatitet vendim gjyqësor për dënimin e tij me burg në rastin “Tanku”.
Sipas tij, është bë presion ndaj ekipit të gjykatësve që të shqiptohet sa më shpejtë dënim ndaj tij.
“Sipas informacioneve që i kam, do të dënohem me më pak se një vit burg, që të mos kem mundësi të ankohem para Gjykatës Supreme”, deklaroi Gruevski, shkruan Gazeta Lajm.

Me zë ku vërehej dozë frike, Gruevski ka paralajmëruar se ka informacione që do të arrestohet një natë para referendumit. Dozë e frikës gjatë pres konferencës vërehej edhe në fytyrën e Gruevskit, njoftojnë gazetarët nga Parlamenti.
Ai ka shtuar se për shkak të dyshimit se rasti i tij është i montuar, nesër nuk do të paraqitet në gjykatë, kurse seancën e nesërme gjyqësore do ta bojkotojnë edhe avokatët e tij.

Loading...