Para gjykimit për rastin “Trajektoria” të PSP-së, sot në hollin e Gjykatës Themelore Shkup 1 deri sa priste të hyjë si i akuzuar, një zyrtar i gjykatës ia dorëzoi ish kryeministrit Nikolla Gruevski akt-vendimin që më 8 nëntor të paraqitet në burgun e Shutkës, shkruan Gazeta Lajm. Në këtë burg ai duhet të vuajë dënimin dyvjeçar për rastin “Tanku”.
Në këtë rast ai është dënuar për ndikim antiligjor gjatë blerjes së veturës luksoze “Mercedes C-600 Gard” që kushtoi rreth 600 mijë euro.

Loading...