Gruevski është kundër mbikëqyrjes ndërkombëtare

TV Nova shkruan se në takimet e mbrëmshme, njëra prej pikave për të cilat nuk kanë arritur marrëveshje ka qenë monitorimi ndërkombëtar ndaj prokurores speciale Katica Janeva, temë e cila më parë është biseduar duke e pasur parasysh se sipas përvojave të mëparshme për mbikëqyrje nuk kanë qenë të suksesshme.

Në fakt, siç njoftojnë burimet e Nova-s, çdo përpjekje e diplomatëve që të marrin pjesë në seancat në të cilat është biseduar për rolin dhe funksionimin e prokurores speciale, ka përfunduar me dyer të mbyllura, pasi që janë vendosur në tavolinë temat kryesore.
NOVA vë mëdyshje tek diplomatët dhe krerët se si do të rregullohet mbikëqyrja nëpërmjet ligjit i cili do të duhej t’i përkiste funksionimit të përditshëm të prokurores speciale Janeve.
Pavarësisht nga insistimi i LSDM-së, ka mbisunduar qëndrimi i VMRO-DPMNE-së, me të cilën janë pajtuar faktorët ndërkombëtarë, se edhe me një marrëveshje “xhentile” do ta respektonin këtë marrëveshje, prapë do të zyrtarizohej nëpërmjet letrës të dërguar nga Ministria e Punëve të Jashtme, në të cilën do t’i thirrin OSBE-në dhe faktorët e tjerë ndërkombëtarë, që lirisht të kyçen në procesin e mbikëqyrjes.
Por takimi i mbrëmshëm në Klubin e Deputetëve mes liderëve dhe diplomatëve, euro ambasadori Aivo Orav e ka hapur çështjen për mbikëqyrjen ndërkombëtare, duke shtuar se letra nga Ministria e Punëve të Jashtme, me nënshkrim të ministrit Nikolla Popovski, ende pritet nga ana e tyre.
Kryeministri Gruevski e ka hedhur poshtë këtë kërkesë të Oravit, duke u thënë që nuk mundet të nënshkruhen letra në mesnatë dhe se ekziston procedurë në të cilën në korniza të caktuara do të duhet të vijojë.
Loading...