Gruevski harxhon 70 milionë euro për reklamim

Kryeministri, Nikolla Gruevski gjatë 10 viteve të fundit sa është kryeministër i vendit ka harxhuar rekord 70 milion euro për reklamimin e punës së tij.
Kjo shumë marramendëse ka bërë që opinionin publik ta bëj për vete me mashtrime dhe gënjeshtra duke promovuar projekte të cilat nuk përkasin me realitetin. Fushata e qeverisë për uljen e papunësisë, tërheqjen e investitorëve të huaj, pastaj rritjen e rrogave dhe pensioneve tek mjekët dhe administrata janë vetëm një pjesë e fushatës së Gruevskit që të promovohet qeveria se punon për të mirën e qytetarëve.

Media proqeveritare bëjnë edhe dallimet qesharake duke e arsyetuar Gruevskin. Ato shkruajnë se kryeministri harxhon më pak se Anglia dhe Amerika. Pasiqë këto ditë u hap përsëri faza e re e bisedimeve mes partive kryesore në vend duke i përkushtuar vëmendje mediave, ato u dakorduan që më së fundi deri më 20 nëntor do t’i japin fund edhe kësaj çështje.

Megjithatë burime të tjera thonë se bllokimi i ri mund të jetë një lloj pagese reklamimi më saktësisht insistimi i opozitës që e njëjta të largohet. Nga LSDM-ja bëjnë të ditur se ndalimi i saj do të zvogëlojë harxhimet qeveritare për reklamim në mediat më të mëdha. Burime nga VMRO komentojnë se do jetë shumë vështirë të arrihet marrëveshje politike pasi që pagesa për reklamim politik do të thonë sesi partitë politike të marrin të drejtat nga pala e tretë.

Po cila është gjendja momentale në lidhje me shpenzimet qeveritare për reklamim dhe si qëndrojmë me vendet e rajonit? Sipas të dhënave të publikuara në faqen e qeverisë në gusht të vitit të kaluar, nga viti 2012 janë harxhuar 6.6 mil euro për reklamim, ajo shumë në vitin 2013 ka arritur 7.2 milion euro ndërsa në muajit e parë të 2014 kap shifrën prej 4 milion euro.

Sipas kësaj logjike për katër vite janë harxhuar 25 milion euro ose në % rreth 6.25 milion euro.

Duke bërë analiza edhe për vendet e rajonit, numrat janë pothuajse të njëjtë edhe tek ata. Është interesante fakti me SHBA-në, Kanadën dhe Britaninë e Madhe. Qeveria amerikane harxhon 3.15 dollarë për banorë, Kanada 3.42 ndërsa Britania e Madhe 7 dollarë për banorë.

Loading...