Gruevski: Humbja e rekomandimit s’është tragjike për popullin

“Ne gëzohemi për ditën e zgjdhjeve, dhe mezi presim 24 prillin, ditë kjo kur gjithcka do të qartësohet.  Deri atëherë do të ketë mbjellje mjegulle, përpjekje të ndyra për ngulfatjen e shtetit, por ne do të qëndrojmë me popullin. I di të gjitha teoritë. Nuk do ta zhgënjejmë popullin, dhe për këtë ua japë fjalën. Betejën do ta fitojmë, të gjithë ne kemi përgjegjësi para shtetit”, tha ndër të tjera kreu i Ekzekutivit maqedonas Nikolla Gruevski, transmeton gazeta “Lajm”

“Kërkojë raportin e shtatë pozitiv për Republikën e Maqedonisë, rekomandimin e shtatë dhe datë për fillimin e bisedimeve. Kjo është civilizuese, morale dhe e arsyeshme. Nuk ka njeri që mendon se këtë s’e kemi merituar. Tani po flitet se do të na merret rekomandimi. Humbjen e rekomandimit populli nuk do ta merr si dicka tragjike, dhe kjo është e pakuptimtë nëse nuk fillojnë bisedimet, sepse, megjithatë, kjo është e rëndësishme për popullin”, ka thënë kryeministri Nikolla Gruevski./Lajm

Loading...