Gruevski këtë vit nuk mund të “rrezitet” për pushime jashtë vendit

Ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij, të akuzuar në lëndët e PSP-së, do të kenë mundësi të pushojnë një muaj nga seancat gjyqësore, sepse nga 15 korrik deri më 15 gusht është pushimi vjetor i gjykatësve.

Në këtë periudh mbahen gjykime vetëm për lëndët e paraburgimit, gjegjësisht rastet ku të akuzuarit janë në paraburgim.

Sipas agjendës së PSP-së, vetëm më 16 dhe 17 korrik do të ketë gjykim edhe atë për lëndën “Trust” në të cilën i akuzuar është biznesmeni Sead Koçan.

Megjithatë, ish funksionerët nuk do të mund të udhëtojnë për në pushime jashtë vendit sepse pasaportat i janë marrë nga organet gjyqësore.

Loading...