Gruevski: Kriza politike duhet të zgjidhet me zgjedhjet

Nga foltorja e Operas dhe Baletit të Maqedonisë, Gruevski foli gjatë, pothuajse një orë e gjysmë.

Ai tha se krizën politike e ka krijuar opozita, por se Maqedonia duhet të tregojë karakter dhe kapacitet, veçanërisht para ndërkombëtarëve.

Në sallën e Operas dhe Baletit të Maqedonisë erdhën politikanët, kryetarët e komunave, anëtarë të partisë, dhe peshkopët e KOM-it, transmeton TetovaSot.

Por nuk ishin ish-ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-shefi i DSK-së Sasho Mijalkov.

Gruevski mes tjerash tha se kriza politike duhet të zgjidhet nga zgjedhjet dhe marrëveshja Përzhinos duhet të respektohen plotësisht.

Gruevski përsëriti se qeveria e tij është e angazhuar plotësisht për të ardhmen evropiane të Maqedonisë dhe kërkoi që BE përsëri t’i jap rekomandim për fillimin e negociatave me Maqedoninë, por edhe kërkoi një datë për negociata me Bashkimin Evropian./TetovaSot/

Loading...