Gruevski: Me BDI-në bisedimet dështuan për shkak dygjuhësisë

Në takimin e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski me ambasadoren turke në Shkup, Erkel Kara, është biseduar lidhur me zhvillimet aktuale në Maqedoni. Nga partia kanë theksuar se nuk duhet të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale dhe se nuk ka qenë PSP arsyeja që nuk është arritur marrëveshje për koalicionim me BDI-në, transmeton Shenja.

“Në bisedimet me BDI-në, VMRO qenë kundër zbatimit të dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë, ne kemi treguar interes që të ketë diskutim në lidhje me disa ide për avancimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në ata komuna ku jetojnë bashkësi etnike të ndryshme nga maqedonasit ku janë së paku 20 për qind në kuadër të komunës, çështje për të cilën kishte mjaft dallime”, thuhet në komunikatë e VMRO-DPMNE-së.

Sipas VMRO-së, Platforma shqiptare është një tentimi për rinegocim të Marrëveshjes së Ohrit.

“Bashkësia Ndërkombëtare e ndërmori rolin që  të jetë një lloj garantuesi i Marrëveshjes së Ohrit. Për këtë shkak VMRO thekson se procedura për rinegociim të kësaj Marrëveshje, nëpërmjet të ashtuquajturës Platformë mund të shkaktoj që edhe bashkësi tjera të dalin me platformat e tyre, gjegjësisht për rinegociim të Marrëveshjes së Ohrit. Me qëllim që të mos e sjellim vendin në një situatë më të komplikuar, duke e parasysh se rinegociimi i Marrëveshjes së Ohrit është hapje e kutisë së Pandorës, VMRO-DPMNE në bisedimet me BDI-në ka refuzuar të bisedoj për platformën e njejtë”, thuhet në komunikatën e VMRO-së.

Gruevski në takim poashtu ka thënë se më mirë për vendin është shkuarja në zgjedhje të reja ndërsa kanë shtuar se kolaicionimi i LSDM-së me partitë tjera do të jetë heqje dorë nga principi i koalicionimit, fituesi tek maqedonasit me fituesin tek shqiptarë, që, sipas partisë do të paraqiste një proces nga i cili nuk ka më kthim mbrapa.

Loading...