Gruevski mund të arratiset drejt një shteti të huaj?!

Pasi që dështoi tentimi për amnisti për të akuzuarit nga Prokuroria Speciale, ish-udhëheqësia e VMRO-DPMNE tanimë po përgatit terrenin për bojkotin e referendumit, për të arritur qëllimin që të bëj pazare me pushtetin kur në Kuvend do të vendoset për ndryshimet kushtetuese për emrin, shkruan javorja Fokus.

A do të jetë çmimi shpëtimi i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ka përgatitur terren në Hungari, ku kryeministri i atjeshëm Viktor Orban, i ka përgatitur strehim, shkruan javorja maqedonas. Gruevski konsiderohet si një mik i afërt i Orban dhe se raportet e tyre të mira janë vërejtur edhe gjatë qeverisjes së kaluar. Gruevski kërkoi pasaportën pak muaj më parë për të udhëtuar drejt Hungarisë, por kjo nuk iu lejua nga ana e gjykatës, transmeton INA.

Loading...