Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski e as avokatët e tij nuk u paraqitën në Gjykatën e Apelit në seancën e rastit “Tanku”, gjegjësisht për blerjen e mercedesit me vlerë prej 580.000 euro.

Gruevski dhe para gjykatës me parashtresë me shkrim është justifikuar se duhet të paraqitet në seancën e rastit “Dhuna në Komunën Qendër”.

Ndryshe, ai nga Gjykata Penale është dënuar me dy vite burg dhe nëse deri në tetor Gjykata e Shkallës së Dytë e vërteton këtë aktvendim, atëherë aktgjykimi ndaj tij bëhet i plotfuqishëm.

Loading...