Maqedoni

Gruevski, Peshevski, Janakievski dhe Georgievski në gjykim për “Trajektoren”

Gruevski_Gjykate

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë për lëndën “Trajektorja”, në të cilën akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski.

Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë marrë shumë veprime me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet.

Me këtë, sipas aktakuzës së PSP-së, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit prej të paktën 155 milionë euro dhe për të njëjtën vlerë, kompanisë realizuese i kanë mundësuar të përfitojë dobi pronësore.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top