Ministrat Oliver Spasovski dhe Frosina Remenski të propozuar nga LSDM-ja dhe ministri Marta Tomovska Arsovska,e  propozuar nga VMRO DPMNE, ata u betuan se do të punojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, transmeton TetovaSot.

Kryeministri Nikolla Gruevski theksoi se do të monitorojnë nga afër punën e tyre dhe do të reagojë nëse do të veprojnë në mënyrë të papërshtatshme ose joprofesionale.

Hapi i parë i ministrave të LSDM-së do të jetë normalizimi dhe demokratizimi i institucioneve për të filluar dhe për të rifituar besimin në to, thuhet nga opozita.

VMRO DPMNE pret që opozita të rikthejë besimin në institucionet dhe në muajin prill të pranojë rezultatet e zgjedhjeve. Politikanët kanë një përgjegjësi për të tërhequr vendin nga kriza më e thellë që nga viti 2001.

PDSH, si nënshkruese e marrëveshjes së Përzhinos, i mbështesim ndryshimet në qeveri, por janë skeptik në funksionimin e suksesshëm të qeverisë.

PDSH akuzoi BDI-në për diskriminim. Partitë e vogla që nuk morën pjesë në bisedime politike si dhe deputetët e pavarur kanë shprehur mosbesim se kjo qeveri do t’i  realizojë të gjitha premtimet e dhëna kur LSDM-ja ka filluar me publikimin e bomba politike.

Loading...