Gruevski punësoi mbi 50 mijë maqedonas, administrata nuk merr frymë

Në vend departizim, vazhdon partizimi i sektorit publik. Edhe përkundër kritikave të ekspertëve se ekziston dëshira për të ndërprerë këtë process. Administrata e Maqedonisë është krejtësisht e partizuar. Këto atribute për sektorin publik tashmë janë bërë si ‘’mirëmëngjes’’ në secilin raport që bëhet për gjendjen aktuale në vend. Zyrtarisht sektori publik punëson më së paku 130 mijë njerëz. Pak apo shumë është kjo lëndë e vazhdueshme diskutimi në publik.

‘’Administrata është për askundi, lëkund derën e merr rrogë. Vetëm se flitet për reforma e projekte a në realitet nuk bëhet asgjë. Mos dhashtë Zoti të shkojmë nëpër institucion për të mbaruar ndonjë punë. Gjendja është kaotike. Nëse ke miq e ke lehtë nëse nuk ke do mbytesh deri në fund’’, komenton kështu një banore e komunës Karposh.

Diagnoza për këtë gjende sipas ekspertëve është e thjeshtë e njohur. Problem kyc sipas tyre është se mungon vullneti për realizimin dhe zgjidhjen e këtij problemi, ligje kemi por funksionojnë vetëm në letër.

‘’Nëse ka vullnet politik administrate mund të depolitizohet dhe të bëhet profesionale. Formalisht ne e bëjmë atë duke sjellë ligje për punësimin në sektorin publik dhe ligjin për administratë që tashmë janë në fuqi që nga shkurti i këtij viti. Por sipas informative që kam asnjëri deri më tani nuk është punësuar sipas tyre sepse vërtetë kriteret janë në atë shkallë sa që dikush mund t’i plotësojë kushtet. Tashmë edhe Europa na kritikon’’, bën të ditur për ‘’Dojcevele’’ profesori Borce Davitkovski.

Departizimi i sistemit dhe pastrimi i administratës dhe vendosja në funksion të qytetarëve e jo të partive politike. Kjo është një cështje urgjente për periudhën e ardhëshme.

‘’Marveshja e Përzhinos është një eksperiment se do t’i kushtojë shumë Maqedonisë dhe mendoj se nuk do të ketë sukses sepse tash në një tjetër mënyrë do të duhet të punësohen njerëzit. Nëse për shembull ministri i brendëshëm do të largojë udhëheqësit e sektorëve e në vend të tij zëvendësi të vëndojë dikë tjetër duke mos vënë llogari sipas këtyre ligjeve të cilat duhet të trajtohen’’, komenton Davitkovski./zhurnal

Loading...