Maqedoni

Gruevski: Regjimi i Zaevit bën precedent politik me burgosjen e deputetëve

gruevski-drejt-gjykates_1512575262-6590067 (1)

Pas vendimit të gjykatës për të dërguar në paraburgim tre deputetë të VMRO-DPMNE-së, kryetari i këtyre të fundit ka akuzuar Qeverinë aktuale, gjykatat dhe prokurorinë për precedent politik dhe veprime jodemokratike.

Gruevski pushtetin aktual e ka quajtur regjim, ndërsa vendimet e mbrëmshme të gjykatës ai tha se nuk kanë ndodhur as në shtetet më jodemokratike.

“Ajo që ndodhi dje është një presedan i rëndë, ajo është rregjim, diçka që se ka në shtetet demokratike, është rrënim i demokracisë. E shfrytëzoj këtë rast të apeloj edhe një herë edhe deri te prokuroria edhe te gjyqësia dhe para së gjithash deri tek pushteti që ka futur gjithçka nën kontroll, të mos bëjnë gjëra të tilla. Për momentin 5% nga gjithë deputetët në Parlament janë në paraburgim, shtëpiak ose efektiv, apo 12% i deputetëve të VMRO-DPMNE dhe koalicionit. Kjo ndodh vetëm tek shtetet ku demokracia është groposur thellë. Partia e cila deri para 6 muajve nuk e hiqte nga goja fjalën regjim, tani po bën rregjim të vërtetë dhe jo demokratik. Kjo s’ka qenë as në vitin 1949”, thotë Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE.

Kreu i VMRO-DPMNE-së ka kritikuar mënyrën e arrestimit të deputetëve, lidhjes së tyre me pranga si dhe vetë shkaqet për të cilat ata janë arrestuar. Gruevski tha se deputetja e partisë së tij është arrestuar vetëm se ka përfqafuar bashkëshortin i cili sipas tij kishte hyrë në Kuvend i shqetësuar nga ngjarjet e asaj dite. Nga ana tjetër, avokati i deputetit Kërsto Mukovski ka paralajmëruar se do të ankohen ndaj vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake për paraburgim.

“Vlerësojmë se asnjë nga bazat nuk qëndron sepse kishte 7 muaj prokuroria ta përfundojë punën dhe edhe më tej nuk qëndrojnë argumentet sepse konkretisht klienti im Mukovski tre herë vullnetarisht ka ardhur. Ai ka pasaportë zyrtare, ka pasaportë personale, 3 herë është paraqitur në gjykatë në rregull, kështu që do të ishte mirë nga prokuroria që të paktën ikjen ta largojnë”, thotë Igor Kiçeec, avokat i Kërsto Mukoski.

Pas marrjes së imunitetit nga ana e Kuvendit, gjykata shqiptoi dje masën e paraburgimit për deputetët Kërsto Mukovski, Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov. Masën e paraburgimit shtëpiak gjykata ua shqiptoi tre deputetëve të tjerë të VMRO-DPMNE-së: Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska dhe Lupço Dimovski. Gjashtë deputetët janë pjesë e grupit prej 36 personave të dyshuar nga Prokuroria për ngjarjet e 27 prillit. Në fazën hetimore që të gjithë ngarkohen me veprëm penale terrorizëm.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top