Gruevski: Teza e Prokurorisë Speciale, ka rënë si dardha në ujë

Sot u zhvillua seanca gjashtë orëshe për rastin “Tanku“, në të cilën dëshmuan katër dëshmitarë, ish-kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se ka dritë të re në gjykim.

Sipas Gruevskit, dëshmitari i parë, i cili ka qenë në pozicionin e udhëheqësit në “Auto Maqedoni”, ka konfirmuar se prej 2005 deri 2006 është ndryshuar ligji dhe nuk ka qenë e mundur që përfaqësuesi i përgjithshëm të jetë i vetmi që mund të dorëzojë ofertën në Maqedoni. Teza e Prokurorisë Speciale, ka rënë si dardha në ujë, se tenderi ishte kryer nga operatori ekonomik”.

Seanca e radhës për lëndën “Tanku” në të cilën do të dorëzohen provat me shkrim, është planifikuar për më 8 maj. /albeu.com/

Loading...