Në seancën e sotme për rastin “Titanik”, gjykata me kërkesë të PPS, të akuzuarit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, i ka caktuar paraburgim prej 30 ditëve. Ky është paraburgimi i dytë për Gruevskin në mungesë. Para shtatë ditëve gjykata i shqiptoi paraburgim edhe për rastin “Talir”, transmeton koha.mk.

Gjykimi i sotëm për lëndën “Fortesa”, filloi me vonesë prej 53 minutave, sipas monitoruesvve të shoqatës “Thjerrëza”, për shkak të vonesës së sjelljes së të akuzuarve Mile Janakievski dhe Kiril Bozhinovski nga burgu hetimor.

Loading...