Aktuale

Grujovski: Dialogu social në Maqedoni nuk ekziston

2_225

Katër sindikatat e dënuara nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë vlerësojnë se dialogu social në Maqedoni nuk ekziston.

Pece Grujovski nga Sindikata e të Punëtorëve në Drejtorinë, organet e jurisprudencës dhe të shoqatat qytetare thotë se këto katër sindikata do të vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e punëtorëve.
“Është gënjeshtër e pastër se në Maqedoni kemi dialog social. Mund të them se Këshilli Ekonomik Social mban disa mbledhje, por ajo është vetëm një dekor se diçka po ndodh në vend. Dialogu social në të gjitha nivelet nuk ekziston. Respekt për përjashtimet në nivel të punëdhënësve, por kjo është një pikë uji në det në krahasim me organizatat dhe institucionet e tjera. Dialogu social në Maqedoni totalisht është i vdekur, si sindikata ashtu edhe shteti janë robëruar nga punëdhënësit”,– theksoi Peco Grujovski nga Sindikata UPOZ.
“Parashtrohet pyetja: cila do të jetë ardhmëria nëse kështu fragmentohet lëvizja sindikale dhe disa sindikata bukfalisht përjashtohen nga dialogu social. Nuk mjafton vetëm të themi se në Maqedoni kemi dialog më të mirë social dhe gjithçka realizojmë nëpërmjet këtij dialogu. Është e dukshme se nuk realizojmë asgjë”,– tha Marija Ançeva nga Sindikata e Industrisë Energjetike dhe Xehetarisë.
Nga të katërtat sindikata theksuan se ditën e punëtorëve, 1 Majin, do ta shënojnë me organizimin e një proteste në Shkup.
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top