Grupi i punës për integrim dhe ai për reforma, të cilët funskionojnë në kuadër të trupit koordinues për pajtim, kanë realizuar mbledhjet e para ku janë diskutuar detyrat përkatëse. Grupi për integrim ka biseduar për fazën e debatit publik që do të zhvillohet përpara përpilimit të amendamenteve për ndryshimet Kushtetuese. Debati publik do të zgjasë pesë ditë. Pas secilit debati, Qeveria do të përpilojë raport mbi të cilët duhet të përpilojë amendamentet e fazës finale. Grupet e punës u formuan në kuadër të trupit koordinues për pajtim, qëllimi i të cilit është koordinimi i zgjidhjeve ligjore për amnistimin e veprave të caktuara të disa prej të akuzuarve për 27 prillin.

Diskutuam për zhvillimet e radhës me vëmendje të veçantë te debai publik sepse ajo është shumë e rëndësishme për të gjithë deputetët. Biseduam që debati përveç se në Shkup, në ASHAM ose ndonjërin prej Universiteteve publike duhet të mbahet edhe në qytete të tjera të Maqedonisë dhe me siguri ashtu do të jetë, si në qendrat universitare në Manastir, Shtip dhe Tetovë- deklaroi Jovan Mitrevski, koordinator i grupit të punës për integrimet.

Alsat

Loading...