Grushtshteti në Turqi ka frikësuar Maqedoninë dhe ka rritur gatishmërinë e policisë dhe ushtrisë. Nga komiteti për siguri kombëtare është inicuar rritja e sigurisë dhe kontrolleve brenda vendit dhe kontrolle të rrepta nëpër kufinjtë me shtetet fqinje.

”Udhëheqësi i Komitetit për koordinim dhe udhëheqje në kohë krizash ka mbajtur një seancë informative me Këshillin e Sigurimit shtetëror të Maqedonisë dhe ka informuar për gjendjen e refugjatëve në kufinjtë e vendit. U vlerësua se për periudhën e ardhshme do të duhet të rritet siguria në vend dhe jashtë, respektivisht në kufinjtë tonë. Janë shtuar forcat e sigurisë dhe ushtria ka mbërritur në vende të cilat janë vlerësuar si problematike.” thuhet në komunikatën e lëshuar nga Këshilli i Sigurimit shtetëror të Maqedonisë.

Loading...