“Guardian”: Në Maqedoni po prodhohen këpucët e shtrenjta me paga minimale

“Punëtorët në Shqipëri dhe në Maqedoni po marrin paga aq të ulëta sa që nuk po kanë mundësi t`i ushqejnë familjet e tyre, ndërsa jazi midis pagës minimale  dhe lartësisë së honorarëve të paguara është më i lartë sesa në Kinë. Në këtë mënyrë, disa brende botërore për prodhimin e këpucëve po realizojnë profit të lartë në kurrizin e punëtorit të varfër”, thuhet në tekstin e Guardian në lidhje me atë se këpucët e shtrenjta që kanë shenjën se janë prodhuar në Itali, gjegjësisht po prodhohen në vendet me fuqi të lirë punëtore.

Hetimi për prodhimin e këpucëve është bërë nga Industria Evropiane e Këpucëve, e cila ka zbuluar kushtet shokuese për punë në fabrikat që prodhojnë këpucë për tregun në Britaninë e Madhe, dhe në të cilat disa punëtor paguhen nën minimumin ligjor.

Në tekstin e Guardian, njëashtu përmendet se në një fabrikë maqedonase që e prodhon brendin e këpucëve Geoks, punëtorët paguhen 131 euro në muaj, shuma ku përfshihet edhe puna jashtë orarit. Teksti përkujton se paga minimale tek ne është 145 euro dhe se në atë shumë nuk hynë orët jashtë orarit të punës.

Loading...