Pep Guardiola pranon se do të mundohet të krijojë një plan loje të veçantë për të ndalur Mohamed Salah dhe forcën sulmuese thuajse të pandalshme të Liverpool kur Manchester City të udhëtojë në Anfield për çerekfinalen e shumëpritur të Champions League.

City ka pësuar humbjen e vetme pikërisht në shtëpinë e Liverpool me rezultatin 4-3 në janar.

Gjithsesi Guardiola nuk do që e gjithë vëmendja e City-t të jetë te Salah, duke paralajmëruar se skuadra e Klopp ka shumë armë në dispozicion.

“Po patjetër, më duhet të bëj një plan për të ndalur Salah,” shprehet Guardiola.

“Por nuk është vetëm ai. Mane, Firmino – të tre janë të pandalshëm. Mënyra se si luan Liverpool është shumë e komplikuar për ne. Ata janë shumë të shpejtë dhe shumë të fortë për është çerekfinalja e Champions League kështu që nuk mund të presim diçka të lehtë në këtë nivel.”

Guardiola nuk do të shkojë për të ruajtur barazimin në Anfield, duke insistuar se fokusi i tij është te paraqitja e duhur për të dalë me rezultatin e duhur nga sfida e parë.

“Oh, 0-6 do të ishte një rezultat i mirë,” thotë ai me shaka.

“Nuk kam qenë asnjëherë një trajner që mendon për rezultatin? Unë fokusohem te paraqitja e ekipit. Rezultati, shumicën e kohës, është si pasojë e asaj që ke bërë në fushë.

“Do të mundohemi të shënojmë gola pasi jashtë fushe janë shumë të rëndësishëm.”

Loading...