Pep Guardiola mund të largohet nga Bayern Munich pas skadimit të kontratës së tij në postin e trajnerit në verën e vitit të ardhshëm, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Josep Maria Orobitg.

Guardiola ka zgjuar spekulime rreth ndarjes me kampionin e Bundesligës pasi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës në Allianz Arena.

Kurse, Orobitg ka pranuar se klienti i tij ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. “Nuk e di nëse do të mbetet, Pep është shumë i rezervuar”, u shpreh ai për “TZ”.

“Kemi biseduar në ditët e fundit por nuk e kam idenë se çfarë dëshiron të bëjë. Por, duhet theksuar se për momentin ai është i lumtur në Gjermani”, u shpreh Orobitg.

Loading...