Të paktën 200.000 myslimanë janë mbledhur të premten për të protestuar kundër guvernatorit të Xhakartës, në një tubim në kryeqytetin indonezian, përcjell KosovaPost.

Basuki Tjahaja Purnama, i njohur më mirë si ‘Ahok’, është akuzuar për fyerje të Islamit gjatë fushatës zgjedhore. Të mërkurën, prokurorët indonezianë konfirmuan se rasti i tij mund të shkonte në gjyq, shkruan ‘BBC’, përcjell KosovaPost.

Purnama është i krishterë kinez, një pakicë që zë vetëm një 1% të popullsisë në Indonezinë me shumicë myslimane.

Në një lëvizje të papritur, President Joko Uidodo, një aleat politik i Purnama, u shfaq në mbledhjen e mbajtur nga një kritikët më të ashpër të guvernatorit, lideri radikal Rizieq Shihab.

Përpara nisjes së protestave, policia njoftoi se kishte arrestuar tetë persona të dyshuar për tradhti. Grupi që po ku proteston kundër guvernatorit, përfshin madje edhe motrën e ish-presidentit dhe një muzikant të njohur.

Loading...