Gyleni nga “hyzmeti” në “grup terrorist”

Afërdita Jonuzi

Turqia tash e një kohë të gjatë u është vënë pas mbështetësve të lëvizjes Hizmet të klerikut Fetullah Gulen, rivalit kryesor të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Mbështetësit e Gulenit, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, konsideron terroristë nga Turqia,ndërkaq Lëvizja Hizmet, që ka miliona mbështetës , në Turqi ështe shpallur terroriste.
Erdogan ka fajësuar Gulenin se s’qëndron prapa grusht-shtetit të dështuar më 15 korrik të 2016 në Turqi ,dhe prej atëherë autoritetet turke kanë arrestuar mijëra persona dhe shumë të tjerë i kanë larguar nga puna, pas dyshimeve se janë “gylenistë” apo ndjekës te
klerikut Gulen.

Çfarë bën Levizja Gulenit?

Kleriku Gulen fitoi famë në vitet 60, si predikues në lutjet e së premtes. Përmes lëvizjes së tij Hizmet (Shërbim), ka financuar shkolla, media dhe organizata joqeveritare. Kjo levizje operon në 150 shtete të botës. Në këtë mes hyn edhe Kosova,në të cilën gjenden shkolla e arsimit fillor dhe të mesëm “Mehmet Akif “.
Gulen proklamon se përfaqëson islamin modern dhe tolerant. Megjithatë disa qeveri e shohin lëvizjen e tij si kërcënim për shkak të rrjetit që ka në mesin e biznesmenëve të pasur dhe ndikimit qe ushtron përmes qendrave arsimore.

Raportet me Erdoganin

Rivalistët në mes të Erdoganit dhe Gulenit nuk ka ekstistuar gjithmonë.N ë fakt levizja e Gulenit ka qenë një mbështetje e fuqishme e Erdoganit .
Gulen, përmes mediave që e kane mbështetur atë dhe lëvizjes së tij,ka ndihmuar që partia e presidentit turk ,Partia për Zhvillim dhe Drejtësi, të vijë në pushtet më 2002.
Megjithatë marëdhënies mes Erdoganit dhe Gulenit u prishën, për shkak te,sic është thënë mes dallimeve ne cështjen e ndarjes së pushtetit dhe për stilin autoritar të udhëheqjes se presidentit turk .

“Grup terrorist”

Në maj të vitit 2016, Turqia zyrtare e ka njohur lëvizjen e klerikut Gulen, si grup terrorist.
Erdogan për një kohë të gjatë ka akuzuar Gulenin dhe mbështetësit e tij, se dëshirojnë të bëjnë grusht –shtet .
“ Ne nuk di t’i lëmë ata që përçajnë kombin” kishte deklaruar Erdogan, në ditën kur zyrtarisht organizata e Gulenit u shpall si grup terrorist në Turqi, shtet në te cilin njihet me akronimin Feto (Organizata Terroriste Fetullahiste)
Akuza për grusht shtet ndaj gylenistëve, Erdogan kishte bëre pas një skandali të korrupsionit më 2013, ku ishin përfshirë disa prej bashkëpunëtorëve të tij më te ngushtë.

Skandali kishte të bënte me akuzat ndaj zyrtarëve shtetëror qe ishin pasuruar duke përdorur fondet shtetërore për të blerë ari nga Irani, dhe për të ndihmuar Teheranin që të shmangë sanksionet ndërkombëtare mbi programin e tij bërthamor .
Turqia vazhdimisht ka kërkuar ekstradimin e Gulenit nga SHBA-ja. Pas tentim pucit më 2016, Ankaraja ka shtuar kërkesat për një ekstradim të tille, por Uashingtoni zyrtar ka kërkuar prova që dëshmojnë për përfshirjen e Gulenit në puç. Ky I fundit,vazhdimisht ka mohuar çdo përfshirje në këte ngjarje .Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk e njohin si organizatë terroriste Lëvizjen Hizmet transmeton Gazeta Lajm .

Loading...