Habit striptisja serbe, bën shqiponjën me duar në mes të emisionit (FOTO)

Një striptiste nga Beogradi me emrin Sandra, ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “KafeIN”, ku me një maskë veshur në fytyrë, ajo ka diskutuar mbi profesionin e paragjykuar të striptistes në Tiranë.

Teksa po bisedonte me moderatorin, ajo ka rrëfyer se kjo është një punë momentale që po bën, derisa të mbledhë mjaftueshëm para që të hapi një klinikë të sajën në Beograd. Ajo ka rrëfyer se striptistet nuk kryejnë prostitucion, pasi kanë një rrogë shumë të mirë dhe nuk e kanë të nevojshme.

Po ashtu, ajo u shpreh se ka shumë sportistë dhe biznesmenë, që frekuentojnë rregullisht klubin dhe madje kërkojnë favore seksuale. Me kërkesën e moderatorit, Sandra i ka habitur të gjithë kur ka bërë simbolin e shqiponjës me dy duar, të cilin ia kishin mësuar shqiptarët që shkonin në klub.

Image

 

Loading...