Sport

Habiten mediat suedeze: Si lejoi UEFA që ndeshjet të luhen në Strumicë?

1

Të martën (ora 18:00) në stadiumin “Mladost” në Strumicë do të zhvillohet ndeshja e kthimit e turit të dytë eliminator të ligës së kampionëve mes Vardarit dhe Malmos. Dhe, për ta ndjekur këtë ndeshje kanë ardhur media të shumta nga Suedia, e të cilat janë plotë kritika në adresë të UEFA-së, e cila ka lejuar që ndeshjet europiane të luhen në Strumicë. Ata habiten me fushën, kualitetin e barit, hapësirën ku do të vendosen mediat dhe të tjera.
Kujtojmë se, FFM ka bërë me dije se ndeshja e shtatorit për botërorin në Rusi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë do të luhet në Strumicë./lajm

To Top