Hahn: Marrëveshja është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund krizës

Eurokomisari për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim Johannes Hahn dërgoi një video-porosi në të cilën, siç thotë, i ndan çështjet e përgjithshme lidhur me Raportin e KE-së për përparimin e Republikës së Maqedonisë dhe sfidat të cilat janë para vendit.

Video porosi, komisari Han dërgoi edhe deri te opinioni në Serbi, Mal të Zi, Shqipëri dhe Turqi.

MIA në vazhdim e transmeton video-porosinë e eurokomisarit Hahn.

“Komisioni Evropian e miratoi strategjinë e tij të re për zgjerim dhe raportin për vendin tuaj. Më lejoni drejtpërdrejtë t’i ndajmë me ju çështjet e përgjithshme. Ky vit ishte plot me sfida. Vendi juaj po përballet me krizën më serioze politike në vitet e fundit. Kriza në mënyrë shtesë thellohet me publikimin e komunikimeve të përgjuara. Këto zbulime i konfirmuan dyshimet serioze për përzierje politike dhe korrupsion në nivel të lartë në të cilat Komisioni i BE-së tregon në raportet tona paraprake. Sërish tregojmë për to edhe këtë vit.

Verën e kaluar, liderët tuaj politik arritën të gjejnë kompromis për tejkalimin e ngecjes, me mbështetje të BE-së. Prej atëherë opozita u kthye në Parlament dhe prokuroi special u emërua për t’i hulumtuar çështjet serioze të cilat rrjedhin nga përgjimi i komunikimeve. Jam i bindur se kjo përgjigje është mënyra më e mirë që t’i jepet fund krizës politike njëherë e përgjithmonë.

Sot, sfidë e përgjithshme për liderët tuaj është që t’i realizojnë angazhimet e tyre, duke e zbatuar marrëveshjen e tyre me vullnet të mirë dhe duke u përkushtuar në tërësi në prioritetet urgjente të reformave, për ta përmirësuar qeverisjen e të drejtës në vendin tuaj. Liderët tuaj duhet ta lënë interesin e vendit dhe ardhmërinë e qytetarëve të saj në qendër të punës së tyre.

Thirrjen për qetësi që e dërguan liderët tuaj pas ngjarjeve tragjike në Kumanovë, gjatë këtij viti treguan se ata mund t’i tejkalojnë dallimet mes vete kur është në pyetje interesi i vendit. Stabiliteti politik dhe kompromisi janë mënyra e vetme që të përmirësohet qeverisja e të drejtës dhe të krijohet prosperitet. Ata janë gjithashtu mënyra e vetme që të vazhdoni edhe të përparoni në rrugën tuaj evropiane.

Dhe përfundimisht, ato janë mënyra e vetme që të përballeni me krizën e paraparë të deritanishme globale të migrimit, e cila gjithashtu e godet edhe vendin tuaj. Ashtu si edhe shoqëritë e tjera në mbarë Evropën, ju e bëtë atë që keni mundur që t’i ndihmoni njerëzve të tjerë në probleme. Ju uroj për këto përpjekje. Jini të bindur se BE-ja do të vazhdojë t’ju ndihmojë në zbatimin me këtë sfidë.

Në fund, në dritë të përparimit të realizuar në zbatimin e marrëveshjes politike të arritur në qershor/korrik, Komisioni në parim, është i gatshëm të shqyrtojë vazhdimin e rekomandimit të tij për hapjen e negociatave inkuadruese me vendin tuaj. Kjo gatishmëri, ashpër është kushtëzuar me zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe të prioriteteve të ardhshme të reformave. Do të kthehemi në çështjen e zgjedhjeve ashtu që vendi juaj nuk ka kohë për të humbur”.

Loading...