Hahn-Mogerini: Vazhdoni reformat, rrugën e keni të hapur

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federika Mogerini dhe Eurokomisari për Zgjerim Johanes Hahn, porosisin autoritetet në vend të vazhdojnë hapërimin drejt rrugës europiane për vendin që tashmë është e qartë.

Sipas tyre, të gjitha forcat politike duhet të ndajnë përgjegjësinë që ju takon , për të dialog konstruktiv që do të mundësonte realizimin e reformave të kërkuara në zbatimin të ligjit, reformat në shërbimet e sigurisë, administratës publike dhe për një ekonomi tregu funksionale.

“Këto parime qëndrojnë në zemër të historisë së suksesit evropian. Këto gjithashtu janë ato që qytetarët e vendit tuaj duan dhe e meritojnë. Kjo është rruga jonë e përbashkët: sa më shumë Shkupi të plotësojë nevojat e qytetarëve, aq më shpejt do të përparojë drejt anëtarësimit të plotë në BE” – shkruajnë Mogerini dhe Hahn në deklaratën e përbashkët të botuar në faqen zyrtare të BE-së.

Për zyrtarët e lartë të BE-së, marrëveshja historike midis Shkupit dhe Athinës i bëri evropianët krenarë, duke treguar se ku ka vullnet, mund zgjidhen konteste të vështira.

“Kjo tregon se edhe çështjet më të ndjeshme të historisë mund të zgjidhen me guxim dhe vizion. Të dy ishim të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit në Liqenin e Prespës. Ajo që ne e pamë më tej e forcoi besimin tonë me perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor, si forca lëvizëse e stabilitetit të rajonit”, thonë ata.

Vendet anëtare të BE e kanë konfirmuar këtë arritje javën e kaluar dhe kanë vendosur një rrugë të qartë për hapjen e negociatave për pranimin në qershor të 2019-s. Sipas tyre, puna në vitin e ardhshëm është një investim në integrimin e vendit në BE.

“Çdo hap llogaritet. Lëvizja përgjatë kësaj rruge jo vetëm që do t’ju lejojë të hapni negociatat, por ta bëni këtë në mënyrën më efikase. Në momentin kur negociatat hapen zyrtarisht, ju do të jeni në trakën e shpejtë”, – potencojnë Hahn dhe Mogherini duke përkujtuar se dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura dhe se rruga e vendit drejt BE-së është e pakthyeshme.

Loading...