Ashtu siç dhe bëri të ditur në samitin e Londrës, eurokomisioneri për zgjerimi Johannes Hahn do të nisë vizitën zyrtare në Shkup dhe Tiranë më 17 korrik.

Vizita vjen pas vendimit të Këshillit që vendosi rrugën e hapjes në negociatave për anëtarësim në qershor të 2019, me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Sipas njoftimit zyrtar në faqen e Hahn, eurokomisioneri do të çelë zyrtarisht punën përgatitore, apo siç dhe njihet procesi “screening”.

Axhenda e publikuar bën të ditur se në Tiranë eurokomisioneri Hahn do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të qeverisë së Shqipërisë, por jo me krerë të partive politike siç do të bëjë në Shkup, duke mos patur një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Na Maqedoni, komisioneri do të takohet me interlokutorët kyç, kryeministrin Zoran Zaev dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi, përfaqësues të partive politike dhe do të mbajë fjalën e rastit në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian. Por nuk do të ketë takim me presidentin Ivanov, siç në rastin e Metës në Tiranë.

16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Loading...