Hahn: Nëse nuk shfrytëzohet kjo mundësi, dera e BE-së mund të mbyllet me dekada

Para vizitës së tij në Maqedoni të hënën, eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn, në një intervistë për AIM thotë se nëse dështon mundësia për zbatimin e marrëveshjes së Prespës në referendumin e 30 shtatorit, dyer t e BE-së mund të mbyllen për dekada.

“Nëse tani nuk shfrytëzohet kjo mundësi, jam i sigurt se dyert e BE-së do të mbyllen me dekada, nëse jo përgjithmonë. Në politikë duhet të jemi të kujdesshëm, por në një të ardhme të largët, do të mbyllet dhe do të jetë e dëmshme për qytetarët e vendit”, tha Hahn në intervistë.

Eurokomesari i cili do të vijë për “Ditët e medias” do ta shfrytëzojë vizitën e tij të takohet edhe me qytetarët në Shtip dhe do të tregojë për ndikimin e marrëveshjes me Greqinë si dhe progresin për në BE.

Hahn u shpreh i bindur se nëse Maqedonia përmbush kushtet e vendosura për fillimin e bisedimeve, të njëjtat mund të fillojnë në mes të vitit 2019.

Loading...