I dyshuari për vjedhje që po ndiqej nga forcat e rendit, ka ikur dhe ka hipur në kulmin e një shtëpie në Grimsey të Anglisë.

Për pesë orë ai nuk ka dashur të bashkëpunonte, por ka pranuar se do të zbriste kur një polic i ofroi hamburger, transmeton Telegrafi.

“Nuk shkoi kohë e gjatë dhe arriti ushqimi i shpejtë, ndërsa ai zbriti ngadalë. Pasi hëngri, u ngrit ngadalë dhe hyri në makinë”, ka thënë një dëshmitar lidhur me rastin.
Kohë më parë, një i dyshuar tjetër që rinte në kulm, është dorëzuar pasi i ofruan duhan dhe e lejuan të tymoste para se ta arrestojnë.

haa_1502084625-7939004 haaa_1502084629-1340204 haaaa_1502084632-8837924

 

Loading...